Dita e fundit e gjykimit në Hagë – Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi i japin deklaratat e tyre pas pushimit të drekës

850x600 IMG 38761771406446

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse në gjykimin në Hagë, pas pushimit të drekës.

Kryetari i trupit gjykues tha se kjo do bëhet në mënyrë që të mos ndërpriten dhe ta kenë vëmendjen e të gjithëve.

“Mendoj se të akuzuarit deklaratat e tyre do t’i japin pas pushimit të drekës, në mënyrë që të mos ndërpriten dhe të kenë vëmendjen e të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Ai tha se e gjithë seanca pritet të mbyllet jo më vonë se në orën 16:45.

“Meqenëse ZPS mbylli paraqitjen të hënën, nuk do të jetë nevoja që të zgjasim seancën e ditës së sotme.  Seanca e sotme do të përfundojë jo më vonë se në orën 16:45. Do të bëjmë një pushim në orën 10:30 për rretj 15 minuta dhe pushimi i drekës në orën 13:00, do të marrim një pushim në qoftë se është e nevojshme për të organizuar pjesën tjetër të ditës apo rendin e ditës”, ka deklaruar kryetari i trupit gjykues.

Aktualisht, mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka nisur të përgjigjet për pretendimet e ngritura nga palët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts