Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Baincë të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, në aksident janë përfshirë dy automjete, përkatësisht një kamion dhe një veturë.
Ahmeti bëri të ditur se vdekja e viktimës, një mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.