FMN: Ekonomia e Kosovës është ngadalësuar, inflacioni është rritur

850x600 IMG 0431 1068x671 11775119709

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin vjetor për Kosovën, sipas të cilit ekonomia është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur, teksa theksohet bllokada politike që e përcjelli vendin pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar.

Sipas raportit, Bruto Produkti i Brendshëm (BPB), ra në 3.6% gjatë vitit të kaluar, nga 4.6% sa ishte në vitin 2024. Këtë vit parashihet të jetë 3.3, teksa në vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 3.8%.

Rritja reale e ekonomisë (PBB) u ngadalësua në 3.6% në vitin 2025, nga 4.6% në vitin 2024. Kjo ndodhi sepse eksportet neto ishin më të dobëta dhe kërkesa nga sektori privat ra, por kjo u kompensua pjesërisht nga rritja e shpenzimeve dhe investimeve të qeverisë.”, ka deklaruar FMN.

Sa i përket inflacioni, FMN thotë se arriti në rreth 5.7% në janar 2026, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit.

Parashikimi i FMN’së është që inflacioni pritet të rritet në 5.9% gjatë këtij viti, pastaj të bjerë gradualisht në 2% deri në mesin e vitit 2028.

“Inflacioni pritet të rritet në 5.9% në vitin 2026, por më pas të bjerë gradualisht deri në objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane deri nga mesi i vitit 2028. Kjo pritet të ndodhë pasi çmimet globale të mallrave të stabilizohen dhe efektet e mëvonshme të konfliktit në Lindjen e Mesme të zbehen. Pas kësaj, inflacioni pritet të qëndrojë rreth këtij niveli”, thuhet në publikim.

Deficiti tregtar, sipas FMN’së, do të mbetet i lartë për shkak të importeve të mëdha.

“Një nga arsyet e rritjes së deficitit në 2026 pritet të jetë edhe ndalja e përkohshme e një termocentrali me qymyr për renovim”, thuhet në publikimin e FMN-së.

Aty theksohet se rreziqet për të ardhmen ekonomike janë më shumë në drejtim negativ, teksa përmendet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit.

“Rreziqet nga jashtë përfshijnë vazhdimin ose përkeqësimin e konflikteve rajonale, tensionet në tregtinë globale dhe luhatjet e çmimeve të mallrave, të cilat mund të ndikojnë keq në kërkesë dhe punësim. Brenda vendit, rreziqet politike vazhdojnë, përfshirë pasiguritë rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Nga ana pozitive, nëse zbatohet në kohë Plani i Ri i Rritjes i BE-së, ai mund të ndihmojë më tej në rritjen ekonomike dhe punësim”, thuhet në raport.

Sa i përket reformave Planit të Rritjes, FMN ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve për të avancuar reformat.

“Drejtorët Ekzekutivë mirëpritën përkushtimin e Kosovës ndaj planit të rritjes së BE-së dhe përparimin e arritur në kuadër të programeve të fundit të mbështetura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ata theksuan se, ndonëse perspektiva është pozitive, ajo mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve negative, veçanërisht nga pasiguria politike, kushtet e dobësuara të jashtme dhe efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme. Prandaj, ata nënvizuan rëndësinë e përpjekjeve për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të avancuar reformat në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, me qëllim forcimin e rritjes dhe konkurrueshmërisë. Zhvillimi i kapaciteteve nga Fondi dhe koordinimi i fortë ndërmjet partnerëve zhvillimorë mbeten të rëndësishëm për mbështetjen e këtyre objektivave”, thuhet në publikimin e FMN’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts