Policia e sekuestron rreth 7 kg marihuanë dhe arreston një person të dyshuar

nr.1

Forcat e rendit, sot kanë realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €).

Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:  

  • · 7  kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),
  • · 4 vetura,
  • · 1 telefon,
  • · 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,
  • · 2 aparate për vakum,
  • · 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Policiq njofton se lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts