Një i vrarë dhe dy të plagosur në Majac të Podujevës

auto Screenshot 221774213221

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Ajo bëri të ditur se në këtë incident ka një viktimë dhe dy persona të plagosur.

Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, deklaroi Shala për Telegrafin.

Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, ndërsa të plagosurat janë femra.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts