Turqia përballë Kosovës për kualifikimin në Botëror/ Ja çfarë thotë ylli i Real Madridit, Arda Guler

auto arda guler1774629979

Ylli i Real Madridit dhe i përfaqësueses së Turqisë, Arda Guler, ka folur në prag të përballjes vendimtare ndaj Kosovës në finalen e playoff-it, duke e bërë të qartë objektivin e skuadrës së tij.

    Mesfushori i talentuar theksoi se Turqia nuk mendon për asnjë rezultat tjetër përveç kualifikimit në Botëror, duke e konsideruar këtë si një mision kombëtar.

    “Objektivi ynë i vetëm dhe kryesor është të kualifikohemi në Kupën e Botës. Shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur,” u shpreh fillimisht ai.

    Ai kujtoi gjithashtu se sa e rëndësishme është kjo arritje për vendin e tij, duke theksuar se Turqia mungon në një Botëror që nga viti 2002.

    “Unë nuk kisha lindur ende kur morëm pjesë për herë të fundit në Kupën e Botës, por e di shumë mirë rëndësinë që ka ky kompeticion për vendin tonë”, shtoi ai.

    Pas zhgënjimit në Europian, motivimi i skuadrës turke është rritur ndjeshëm, me fokus të plotë rikthimin në skenën më të madhe të futbollit botëror.

    Ndërkohë, përballja ndaj Kosovës pritet të jetë një sfidë e fortë, sidomos duke marrë parasysh formën e mirë të “Dardanëve”.

    Ndeshja finale mes Turqisë dhe Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën duke filluar nga ora 20:45, në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Related Posts