Tentoi të trafikonte në Shqipëri lënd narkotike, arrestohet në Morinë 33- vjeçari nga Kosova

auto tirane policia 1 1024x576 1 850x450 11773763172

Në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë Border Crossing është ndaluar një shtetas kosovar, i cili tentoi të hynte në territorin e Shqipërisë me një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren, i cili akuzohet për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit ndaj tij, në momentin e hyrjes në Shqipëri, janë gjetur 101 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe është sekuestruar automjeti që ai drejtonte.

Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

PKK Morinë/Arrestohet një shtetas kosovar që tentoi të trafikonte lëndë narkotike, në Shqipëri.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe automjeti që drejtonte i arrestuari.

Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri.

Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren.

Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts