Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

auto iran 51773078629

Irani është i përgatitur për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdo

jë sulmet ndaj vendeve të Gjirit, me qëllim që t’i detyrojë ato të ushtrojnë presion ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga konflikti.

Ky paralajmërim u bë nga Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme pranë zyrës së liderit suprem të Iranit, në një intervistë ekskluzive për CNN në Teheran. Ai përjashtoi për momentin mundësinë e diplomacisë dhe paralajmëroi se lufta mund të përfundojë vetëm përmes vështirësive ekonomike.

“Unë nuk shoh më hapësirë për diplomaci. Donald Trump ka mashtruar të tjerët dhe nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Këtë e kemi përjetuar në dy raunde negociatash: ndërsa ishim në bisedime, ne u sulmuam”, deklaroi Kharazi për CNN.

Sipas tij, konflikti do të vazhdojë derisa presioni ekonomik të rritet në një nivel të tillë që vendet e tjera të ndërhyjnë për t’i dhënë fund, sipas tij, agresionit amerikan dhe izraelit ndaj Iranit.

Kharazi la të kuptohet se vendet arabe të Gjirit dhe aktorë të tjerë rajonalë duhet të shtojnë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të ndalojnë armiqësitë dhe të shmanget një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts