18-vjetori i Pavarësisë, qeveria e Kuvendi me seanca solemne

850x600 IMG 37561771264145

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Seanca do të mbahet në orën 10:30.

Derisa mbledhje solemne mbajti tashmë edhe Qeveria e Kosovës.

Në orën 07:00, u b ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Më pas vazhdohet me nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, tek varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, tek varri i veprimtari Adem Demaçi dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas seancës së Kuvendit, vazhdohet me nderime te Monumenti “Heroinat” dhe pastaj është parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Në mbrëmje është pritja shtetërore nga Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentarja. Pastaj vazhdohet me Koncertin Solemn të Filharmonisë së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts