Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf ka lëshuar një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara, ndërsa anije luftarake dhe mijëra marinarë e amerikanë po vendosen në rajon.
Ghalibaf në një postim në X shkroi se si mundet SHBA të mbrojë ushtarët e saj në Iran kur ajo nuk i mbron dot ata në bazat e saj në rajon. Sipas tij, SHBA i fsheh në hotele dhe parqe.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk po planifikonte të dërgonte trupa tokësore askund në këtë kohë.
Zyrtarët e Pentagonit, të cilët po përgatiten për një fazë tjetër të luftës, kanë hartuar skenarë për vendosjen e trupave për të kapur objektiva të ndryshme brenda Iranit, sipas më shumë se gjysmë duzine personash të njohur me diskutimet.