Xhiroja e dytë e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll ofron derbi të madh.
Bëhet fjalë për ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti, që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 16-të.
Besa Famgas është kampione vjeshtore, kurse nuk e ka luajtur ende ndeshjen e xhiros së kaluar me Trepçën.
Kastrioti, njëjtë si Besa e Rahoveci, e mbylli stinorin vjeshtor me 24 pikë. Në xhiron e kaluar skuadra ferizajase fitoi 38:30 ndaj Prishtinës.
Xhiroja e 16-të fillon me ndeshjen Prishtina – Rahoveci. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 17:30. Luhet në Rahovec, ndonëse Prishtina është vendase.
Rahoveci në xhiron e kaluar fitoi ndaj Vushtrrisë dhe është në vendin e parë në tabelë. Prishtina është e shtata, përkatësisht e parafundit.
Të dielën janë edhe ndeshjet Llapi – Vushtrria (Vushtrri, 19:00) dhe Vëllaznimi – Trepça (17:00).
Para ndeshjeve të seniorëve zhvillohen ndeshjet e grupmoshës së pionierëve.