Bundesliga i bën jehonë sezonit fantastik të Fisnik Asllanit, gjigantët europianë në garë për sulmuesin

auto asllani1780419886

Fisnik Asllani po shijon momentet më të mira të karrierës së tij, teksa paraqitjet mbresëlënëse me Hoffenheimin dhe Kombëtaren e Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi 23-vjeçar zhvilloi një sezon fantastik në Bundesliga, duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar 7 asistime në 34 ndeshje kampionati, ndërsa shtoi edhe një gol në Kupën e Gjermanisë.

Forma e tij e shkëlqyer është vlerësuar edhe nga Bundesliga, e cila i kushtoi një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Fisnik Asllani po shkëlqente në sezonin 2025-2026”, shkroi faqja zyrtare e kampionatit gjerman, duke ndarë disa nga momentet më të mira të sulmuesit kosovar.

Vedat Muriqi afër rikthimit te Fenerbahçe

“Fisnik Asllani po shkëlqente në sezonin 2025-2026”, shkroi faqja zyrtare e kampionatit gjerman, duke ndarë disa nga momentet më të mira të sulmuesit ko

Përveç suksesit në nivel klubesh, Asllani ka qenë vendimtar edhe me fanellën e Kosovës, ku ka realizuar tre gola në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme.

Pas rikthimit te Hoffenheimi nga huazimi tek Elversbergu, sulmuesi ka shpërthyer përfundimisht në elitën e futbollit gjerman.

Performancat e tij kanë zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha europiane.

Bayern Munich, Barcelona dhe Borussia Dortmund po monitorojnë situatën e tij, me këtë të fundit që raportohet si skuadra më e interesuar për transferimin e talentit kosovar.

Me të ardhmen që pritet të vendoset gjatë merkatos së verës, gjithçka tregon se Asllani është gati për hapin e madh në karrierë pas sezonit që e vendosi në qendër të vëmendjes së futbollit europian.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });