Kryeprokurorja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Kimberly West ka kërkuar 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë paraqitjes së fjalëve përfundimtare në seancën e së hënës të këtij procesi gjyqësor.
“ZPS-ja kërkon vendim dënimin për të gjitha pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 viteve mbështetur në kontributet individuale të krimeve, të kryera apo të bëra prej secilit prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ”, tha ajo në kërkesën e saj.
Ajo tha se këto krime janë kundër njerëzimit dhe të rënda si natyrë. West tha se akuzat ndaj katërshes nuk e kanë humbur peshën, por vazhdojnë ende të jenë të rënda.