Hasanaga:Bregdeti i Ulqinit, është i shenjt për kosovarët

20260501 192354

Ulqini këtë fillim maji është i mbushur me turistë posaqësisht nga Kosova.

Kosovarët vazhdojnë të jenë mysafirët tradicional e besnikë të ulqinakëve.

Edhe sivjet po shihet se Ulqini do të mbetet njëri ndër destinacionet kryesore të kosovarëve.

Nexhad Hasanaga, pronar i Hotel Nobel, i cili ndodhet te plazhi i vogël, tha se kosovarët janë turistët më besnik të Ulqinit.

Ai tregoi se numri më i madh i mysafirëve në hotelin e tij janë nga Kosova.

Nexhad Hasanaga, jep vlerësime të mëdha për turistët kosovarë, e të cilët sipas tij i ndihmojnë shumë turizmit në Ulqin.

Hoteli Nobel me 4 yje ka 17 dhoma hoteli me kapacitet prej 50 personash dhe 27 dhoma apartamentesh per 60 persona.

Aty ofrohen të gjitha llojet e ushqimeve cilësore

Pronari Hasanaga tha se tashmë se te hoteli i tij ka nisë sezona për sivjet dhe ka mysafirë jo të pakët.

“Kosovarët, Ulqinin e mbajnë me frym, me gjallëri, financa dhe Ulqini pa kosovarët vêshtirë se mbijeton. Edhe përkundër se kosovarët shkojnë e shetiten në vendet evropiane dhe prapë për pushime janë në Ulqin”, tha Hasanaga.

Pra sipas tij Kosova e mban gjallë Ulqinin dhe nuk e tradhëtojnë.

“Bregdeti i Ulqinit, është i shenjt për kosovarët ashtu sikur është Meka e Medina për myslimanët. Ulqinin thuajse më shumë e duan kosovarët sesa vendësit”, tha pronari i hotelit Nobel Nexhad Hasanaga.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts