Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë llogaridhënie nga rektori

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot para objektit të Rektoratit, duke kundërshtuar mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu me studentët dhe një email që ata e kanë cilësuar si kërcënues.

Protesta është organizuar nga Parlamenti Studentor, pas pakënaqësive të ngritura lidhur me përmbajtjen e një emaili të dërguar nga rektori. Studentët kanë vlerësuar se gjuha dhe qasja e përdorur përbëjnë presion ndaj tyre dhe cenojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë në ambientin akademik.

Gjatë protestës, rektori Arben Hajrullahu ka dalë para studentëve dhe u ka ofruar mundësinë e një takimi për të diskutuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

Megjithatë, studentët kanë refuzuar ftesën për takim, duke kërkuar fillimisht kërkimfalje për atë që e konsiderojnë kërcënim dhe krahasim të papranueshëm në komunikimin e rektorit.

Përfaqësuesit e studentëve kanë theksuar se Universiteti i Prishtinës duhet të jetë një hapësirë ku respektohen liria e shprehjes, siguria dhe parimet demokratike.

Nga ana tjetër, rektori ka deklaruar se dyert e Rektoratit janë gjithmonë të hapura për studentët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *