Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë pas kërcënimit me armë

institucionit në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa është konfirmuar nga vetë Ministria e Ekonomisë.

Sipas njoftimit të institucionit, ngjarja është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e nevojshme. Pas ndërhyrjes së organeve kompetente, zyrtari i dyshuar është arrestuar, ndërsa dëshmitarët dhe personat e përfshirë janë intervistuar për të dhënë deklaratat e tyre.

Ministria ka bërë të ditur se ndaj punonjësit të dyshuar kishte nisur edhe më herët një procedurë disiplinore, konkretisht në muajin shtator, për çështje që lidhen me mosrespektimin e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

Institucioni e ka cilësuar incidentin si serioz dhe të papranueshëm, duke theksuar se kërcënimet me armë dhe çdo veprim që rrezikon sigurinë e punonjësve duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente, ndërsa Ministria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë edhe masat administrative dhe disiplinore që parashihen me legjislacionin në fuqi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *