, ,

Drita ndeshet me Drenicën, këto janë pritjet

Trajneri i Klubit të Futbollit Drita, Ardian Nuhiu dhe portieri Laurit Behluli presin të shënojnë fitore  kundër Drenicës.

Portieri,  Laurit Behluli, tha për sotpost.com se duke i parë të gjitha ndeshjet nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë ligë.

Ai theksoi se secili mund tē jetë problem, pikërisht është I vështirë edhe dueli me Drenicën, sepse ka qenë një terren I vështirë edhe në të kaluarën për skuadrën tonë.

Ndërsa trjaneri Ardian Nuhiu, tha për sotpost.com se ka vlerësim maksimal për çdo kundërshtar, sepse janë takuar me të gjitha skuadrat.

Sipas tij asnjë ndeshje ska qenë e lehtë apo siç po thuhet një fitore e thellë.

“Duhet shumë punë. Na pret një luftë e madhe, kur dihet se skuadra e Drenicës në shtëpi lufton shumë dhe ne do ti përgjigjemi po në të njejtën formë për ta fituar takimin”, tha trajaneri i Dritës Nuhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *