Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi, synohet modernizimi i inspektimeve

Kosova dhe Shqipëria kanë ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të bashkëpunimit institucional, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje që synon përmirësimin dhe modernizimin e sistemeve të inspektimit në të dyja vendet.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeinspektori i Shqipërisë, Dashnor Sula, dhe Lyra Osmani Ahmeti, përfaqësuese e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, dy institucionet synojnë shkëmbimin e ekspertizës, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e standardeve të punës.

Një prej pikave kryesore të marrëveshjes është harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit, si dhe digjitalizimi dhe modernizimi i proceseve institucionale.

Gjithashtu, parashihen shkëmbimi i ekspertëve, organizimi i trajnimeve për zhvillimin profesional dhe realizimi i projekteve të përbashkëta.

Kjo marrëveshje synon të krijojë një bashkëpunim më të strukturuar mes dy vendeve, duke mundësuar përfitimin nga përvojat e ndërsjella dhe zhvillimin e sistemeve më moderne të kontrollit dhe inspektimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *