Në Galerinë e Arteve në Berat hapet ekspozita personale e piktorit Zeqirja Rexhepi

FB IMG 1782451400381

Në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, Qëndra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, më 2 korrik në orën 19.30, hapet ekspozita personale e artistit shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepi.

Ekspozita prezanton mbi 40 punime të artistit, ato janë një trashëgimi emocionale që mbartet në çdo vend të jetës dhe emocionojnë me teknikën e gjallë dhe energjike të kompozimit, ku ndërthuren figura muzikantësh të stilizuar në ndjenjën e nostalgjisë, me një ritëm vizual dhe të fuqishëm.

Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik 2026.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts