Marrëdhënie seksuale nën shantazh, inspektori i policisë shqiptare arrestohet sapo kthehet nga Kosova

image 4

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar ndaluar këtë të shtunë, më 29 nëntor, një punonjës të Policisë së Shtetit, inspektor J.U., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases me inicialet L.H., e cila më 17 nëntor 2025 ka deklaruar se punonjësi i policisë J.U ka ushtruar shantazh dhe kërcënime ndaj saj, duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në kuadër të çështjes hetimore, janë referuar materiale procedurale shtesë edhe ndaj dy personave të tjerë: M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” (neni 311 i Kodit Penal); Si dhe A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” (neni 302 i Kodit Penal).

Gjatë periudhës së hetimeve, inspektori J.U. rezultoi të ishte larguar drejt Republikës së Kosovës. Arrestimi i tij u krye sot nga agjentët e AMP-së në momentin që ai hyri në territorin e Republikës së Shqipërisë.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });