Ambasada e Hungarisë në Kosovë, e udhëhequr nga ambasadori Laszio Dux, kanë mbajtë një koncert të veçantë për të shënuar 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Katedrala “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ishte e mbushur me ambasadorë, zyrtarë institucionesh të ndryshme vendore e ndërkombëtare dhe të pranishëm të tjerë nga fusha të ndryshme.
Të pranishmit patën mundësinē të shijonin një program që ndërthur trashëgiminë muzikore hungareze me atë evropiane.
Nëpërmjet muzikës për organo dhe kor, koncerti synoi të jetë njëkohësisht homazh për viktimat e konflikteve dhe të shtypjes, si dhe një thirrje për liri, dinjitet njerëzor dhe solidaritet.
“Remember. Forgive. Pray” (Kujto. Fal. Lutu) ishte motoja e mbrëmjes, e konceptuar si një akt përkujtimi përmes muzikës dhe lutjes. Në qendër të saj është përvjetori i revolucionit të vitit 1956 në Hungari, ngjarjes historike që u shndërrua në një prej simboleve të qëndresës kundër shtypjes dhe përpjekjes për liri.
Programi, megjithatë, nuk u kufizua vetëm në kujtesën historike hungareze. Ai iu kushtohet në një rrafsh më të gjerë të gjithë atyre që kanë vuajtur nga konfliktet dhe shtypja, duke e trajtuar muzikën si gjuhë universale që kapërcen kufijtë kombëtarë.


Leave a Reply