Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën ‘Kobra’, për rastin e vrasjes së kuksianit në vitin 2023 në Prizren.
Së bashku me ‘Kobrën’ ishin dënuar nga shkalla e parë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.
Susuri ishte dënuar për tri vepra penale me dënim unik prej 7 vite duke përfshirë rrahje për të cilën ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj, armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjashtë muaj dhe manipulim me prova 4 vite e gjashtë muaj. Për Susurin, Apeli ka marrë vendim që të ja ndryshoj vetëm dënimin për veprën manipulim me prova, duke ja zbritur dënimin nga 4 vite e 6 muaj në 3 vite burgim. Kështu duke ja ndryshuar dënimin unik nga 7 vite burgim në 5 vite burgim unik.
