Delegacioni i kongresistëve amerikanë vizitojnë kampin Bondsteel

auto 6c113f0b 6dcb 4289 c1bb 08debadc7311 w1023 r1 s1779810501

Delegacioni i kongresistëve amerikanë ka mbërritur të martën në Prishtinë, si pjesë e turit të tyre në Ballkanin Perëndimor, ku sot pritet të ketë takime edhe me udhëheqësit e Kosovës.

Delegacioni, i përbërë nga Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve, e vizituan të martën pasdite kampin Bondsteel – bazën më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, njoftoi Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Delegacioni kaloi pasditen në kampin Bondsteel duke u takuar me anëtarët e shërbimit të përkushtuar të Komandës Rajonale të KFOR-it-Lindje dhe Grupit Mbështetës të Zonës-Ballkan”, shkroi Ambasada në X.

Vizita e tyre në Kosovë zhvillohet pas atyre në Sarajevë dhe Serbi, përfshirë Luginën e Preshevës, ku Self dhe Subramanyam theksuan se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë.

Në Kosovë, Self dhe Subramanyam pritet të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, të mërkurën paradite.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts