Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në seancën solemne të Asambles Komunale të Gjilanit dhe përurimiit të projektit të Qendrës për Qëndrimi Ditor për të Moshuar, Kuzhinë Humanitare dhe Bujtinë për Studentë,, burimet e sotpost.com. mësojnë se do të jetë dhe flas edhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi.
Në këtë ceremoni, ku do të shpallet qytetar nderi i Gjilanit, humanisti Halil Kastrati, pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti, nikoqiri dhe njëherit kryetari Alban Hyseni dhe zyrtarë tjerë institucionesh.
Në fillim të këtij viti u raportua se Bekim Jashari, mund të propozohet nga Kurti për postin e presidentit.
E përfolje të tilla kishte edhe në fillim vitit 2021, kur atëherë ai pati thënë se personalisht ai, por edhe e gjithë familja e tij në 25 vitet e fundit kanë treguar se kanë guxim dhe mund të marrin përgjegjësi. Sotpost.com