Ka përfunduar konferenca ekonomike në Pishtinë e organizuar nga Rrjeti Global i Bizeneseve Shiqptare.
Prijësit e saj thonë se ende janë nën emocionet e energjisë, networking-ut dhe atmosferës së jashtëzakonshme që u krijua gjatë ditës së parë të konferencës, më 15 maj.
“Sinqerisht, jemi befasuar nga rezonanca dhe jehona që krijoi ky organizim i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare”, thuhet në komunikatën e rrjetit.
Sipas tyre mbi 600+ biznese nga diaspora dhe trojet shqiptare u bashkuan në Prishtinë.
75 biznese prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre në panairin dhe takimet B2B.
U zhvilluan qindra takime, lidhje të reja biznesore dhe marrëveshje bashkëpunimi.
Konferenca bashkoi institucione, odat ekonomike, shoqata prodhuese, investitorë dhe komunitetin tonë të fuqishëm ekonomik nga diaspora.
Gjatë ditës së parë pati: takime B2B, prezantime biznesore dhe institucionale, panairin e bizneseve, nënshkrime marrëveshjesh bashkëpunimi, networking intensiv ndërmjet bizneseve dhe diasporës shqiptare, darkën solemne me pjesëmarrjen e institucioneve, partnerëve dhe afaristëve.
Falënderim i veçantë për sponsorët dhe partnerët mbështetës, pa përkrahjen e të cilëve realizimi i kësaj konference nuk do të ishte i mundur.
Falënderojmë gjithashtu odat ekonomike, shoqatat prodhuese dhe organizatat partnere për mbështetjen dhe mobilizimin e bizneseve, duke i dhënë konferencës jehonën dhe pjesëmarrjen që meritonte.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, bizneseve, institucioneve dhe diasporës shqiptare për besimin dhe energjinë e jashtëzakonshme.
Dita e parë përfundoi me sukses — ndërsa rrjetëzimi dhe bashkëpunimet vazhdojnë.
