Rreth orës 01:40, sot policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan-Deçan.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Në këtë vetaksident ishte e përfshirё një vetur me targa vendore.
Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs.
Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
