Aktivitetet e Final4 të Kupës së Republikës së Kosovës kanë nisur të premten në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kishte festival hendbolli në arenën kryesore të qytetit të hendbollit.
Ka nisur projekti “Master Plan”, që aplikohet përmes ligës së minihendbollit. Këtë projekt të EHF-së e ka fituar federata jonë.
Në Ferizaj pjesë e “Master Planit” janë plot dhjetë shkolla. Të premten u luajtën ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa kishte entuziazëm e atmosferë sportive. Pjesë e aktivitetit ishin mbi 150 fëmijë.
Hapjen e këtij projekti të rëndësishëm e bënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Bytyçi.
Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit të hendbollit Kastrioti dhe drejtuesit e Sportit Shkollor – Ferizaj.
“Master Plani” tashmë ka nisur të zbatohet në shumë komuna të vendit tonë.