Erion Bajrami, rrugëtimin e tij në volejboll e nisi në klubin KV Drita meshkujt, klub që mbetet edhe sot shtëpia e tij e parë. Që në hapat e parë u dallua si një talent i madh, i përkushtuar dhe shumë i disiplinuar në punë.
Gjatë karrierës së tij, Erioni ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, duke përfaqësuar vendin me krenari, si dhe është shpallur kampion i shumëfishtë në beach volley, dëshmi e cilësisë dhe përkushtimit të tij në çdo formë të lojës.
Falë angazhimit dhe vullnetit të tij, ai vazhdoi karrierën jashtë vendit, duke luajtur në Bullgari, ku fitoi përvojë të vlefshme dhe u rrit edhe më shumë si lojtar. Sot, ai ka arritur një tjetër sukses të madh duke nënshkruar në Bundesligën Gjermane, një hap i rëndësishëm në karrierën e tij sportive.
Ky është një shembull i qartë se puna, përkushtimi dhe besimi në vetvete shpërblehen gjithmonë.
KV Drita vazhdon të dëshmojë se është një vatër e vërtetë talentesh, sepse Drita prodhon vetëm kampionë!