Kosova planifikon një miqësore me Poloninë

auto kosova1776167115

Kosova mund të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Polonisë gjatë muajit qershor, në një përballje që do të kishte karakter historik për të dyja përfaqësueset.

Sipas raportimeve të medias polake “Fakt”, federata polake është në bisedime për të organizuar këtë takim si miqësoren e dytë të muajit.

Polonia tashmë e ka siguruar një ndeshje ndaj Nigerisë, ndërsa Kosova mbetet një nga opsionet kryesore për kundërshtarin tjetër.

Ende nuk është vendosur stadiumi ku mund të zhvillohet ndeshja, por sipas mediave polake po shqyrtohen disa qytete si Gdańsk, Wrocław, Poznań apo Chorzów.

Nëse kjo përballje realizohet, do të ishte hera e parë që Kosova dhe Polonia takohen në një ndeshje zyrtare apo miqësore.

Të dyja përfaqësueset vijnë pas një periudhe intensive në muajin mars, ku tentuan kualifikimin për Kupën e Botës përmes fazës “play-off”.

Kosova arriti deri në finale pasi mposhti Slovakinë në gjysmëfinale, por u ndal nga Turqia në ndeshjen vendimtare.

Nga ana tjetër, Polonia eliminoi Shqipërinë në gjysmëfinale, por humbi finalen ndaj Suedisë, duke mbetur gjithashtu jashtë Botërorit.

Mediat polake kanë shprehur respekt për përfaqësuesen dardane, duke përmendur edhe cilësinë e disa prej lojtarëve të saj.

Nëse kjo miqësore konkretizohet, ajo do të shërbejë si një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në prag të sfidave të ardhshme ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts