Ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë pasi u plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran

auto kharazi 11775798835

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharazi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra gjatë një sulmi ajror në Teheran.

Sipas mediave iraniane, Kharazi ishte shtruar në gjendje kritike në spital që prej javës së kaluar, pasi u plagos rëndë gjatë bombardimit të banesës së tij. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit në periudhën 1997–2005 dhe ishte gjithashtu këshilltar i liderit suprem, Ali Khamenei.

Sulmi ajror ndodhi më 1 prill, në kuadër të një serie goditjesh të raportuara si të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave në Teheran.

Gjatë të njëjtit bombardim, u godit edhe shtëpia e familjes Kharazi, ku përveç plagosjes së tij, humbi jetën edhe bashkëshortja e ish-kryediplomatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts