Anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit’, Britania i përgjigjet Trump! Irani tjetër valë sulmesh drejt Izraelit

auto Screenshot 91773511211

Ministria britanike e Mbrojtjes reagoi pas thirrjes së Trump për dërgimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

“Siç kemi thënë edhe më parë, aktualisht po diskutojmë me aleatët dhe partnerët tanë një sërë opsionesh për të garantuar sigurinë e transportit detar në rajon”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se më herët, presidenti amerikan Donald Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se dëshiron që aleatët – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – të ndihmojnë për ta mbajtur korridorin detar “të hapur dhe të sigurtë”, shkruan BBC.

Trump shkroi se shpreson që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar të dërgojnë anije luftarake në këtë kanal të rëndësishëm detar, në mënyrë që ai të mos përbëjë më një kërcënim nga Iran.

Ndërkohë forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) paralajmëruan për një tjetër valë raketash iraniane që ka në shënjestër vendin gjatë së shtunës.

Më herët gjatë pasdites u regjistruan tre valë sulmesh brenda më pak se dy orësh.

Sipas IDF-së, sistemet mbrojtëse janë aktivizuar për të interceptuar kërcënimin, ndërsa qytetarëve në zonat e prekura u është kërkuar të strehohen menjëherë.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë zbuluar sot 7 dronë armiqësorë, dy prej të cilëve goditën bazën ajrore Ahmed Al-Jaber, duke shkaktuar disa dëme materiale në zonën përreth bazës.

Sipas njoftimit, tre pjesëtarë të forcave të armatosura mbetën të plagosur nga incidenti.

Ministria shtoi se tre nga dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa dy të tjerë ranë jashtë zonës së rrezikut dhe nuk përbënin kërcënim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts