Prokuroria Speciale e SPAK-u marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore

auto 640 0 b3bf764bc0ae074daac2839848b8148e1773066939

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj e drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Klodjan Braho kanë vënë firmat e tyre në një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit që kanë zhvilluar Isufaj që drejton Prokurorinë Speciale në Kosovë e Braho që drejton SPAK-un e Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Mesohet se shefi I SPAK Braho riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts