Sulm me dron ndaj Ambasadës së SHBA në Riad, Trump paralajmëron kundërpërgjigje: Së shpejti…

auto ambasada e shba riad1772522099

Ministrja saudite e Mbrojtjes ka njoftuar se një zjarr ka shpërthyer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Riad, pas një sulmi me dronë.

Sipas autoriteteve saudite, shpërthimi, i shkaktuar nga dy dronë  ka rezultuar në një zjarr dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Nuk raportohet për të lënduar.

Qytetarëve amerikanë që ndodhen atje u është bërë thirrje të “strehohen menjëherë në vend”, si masë paraprake sigurie.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se “së shpejti do të mësoni” se cila do të jetë kundërpërgjigjja e tij pas sulmit me dron ndaj ambasadës amerikane në Riad, raportoi media amerikane NewsNation.

Sipas të njëjtit burim, Trump ka theksuar se do të vendosë trupa ushtarake amerikane në terren në Lindjen e Mesme “vetëm nëse është e nevojshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts