Hotelierët festojnë ditën e tyre dhe 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Screenshot 20260213 143317 Chrome


Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës-17 shkurtit apo 18 vjetorit të saj, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës shënon Ditën e Hotelierëve.

Në këtë organizim madhështor, në resortin Holiday në Sllatinë, pjesëmarrës ishin figura të shquara të hotelerisë, turizmit, biznesit, artit, pushtetit qendror e lokal, përfaqësues nga ambsadat e biznesesh nga të gjitha trevat shqiptare.

Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, tha se shënimi i “Ditës së Hotelierëve”, organizohet për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurtit, apo 18 vjetorit të pavarësisë.

“Kjo festë po ashtu bëhet edhe për të vlerësuar kontributin e sektorit të hotelerisë dhe turizmit në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vendit tone”, tha Sogojeva.

Më tej ai theksoi se Oda e Hotelerisë së Kosovës, e mirëpriti formimin e institucioneve, përkatësisht Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
“Shprehim gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim që përmes politikave të mirëfillta dhe mbështetjes konkrete, të arrihet zhvillim i qëndrueshëm dhe afatgjatë i turizmit dhe hotelerisë në Kosovë”, tha Sogojeva.

I pari i hotelerisë, tha se mirëpritën edhe vendimin për krijimin e Ministrisë së Turizmit, ky është një hap i rëndësishëm dhe strategjik për zhvillimin e vendit.

“Konsiderojmë se ky vendim reflekton vëmendjen e duhur ndaj sektorit të turizmit, i cili ka potencial të madh për rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe promovim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Sogojeva.

Ai tregoi se kanë bashkëpunim të mirë edhe me komuna ku edhe kanë marrëveshje.Derisa si arritje vlerësoi formimin e Këshillit Sektorial të Aftësive për Zhvillim.

I pari i hotelierëve potencoi se kjo festë është e zbehët edhe për shkak të mungesës së ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe kërkoi nga të gjithë që t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts