presidentja tHirr seancën konstituive të kuvendit

Kuvendi Kosove 1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Seanca është paraparë të mbahet nga ora 12:00.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim të presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts