Tragjedi në Itali/ Dy të rinj nga Kosova humbin jetën pas përplasjes me kamionin

auto whatsapp image 2026 02 27 at 17 18 55 jpeg 750x3751772485934 1

Dy të rinj nga Kosova humbën jetën të premten pasdite në autostradën A4 drejt Triestes në Itali. Ata po udhëtonin me makinë, me shumë gjasa duke u drejtuar drejt kufirit slloven, kur u përplasën me shpejtësi të lartë me një kamion që transportonte mallra. Frenimi i menjëhershëm i mjetit të rëndë mund të ketë qenë shkaku i përplasjes.

Dukshmëria në zonë kishte qenë e pakët për shkak të mjegullës së dendur, por atë pasdite ishte më e mirë. Mediat italiane shkruajnë se përplasja ka qenë e fortë duke bërë që makina e viktimave të shtypet nën rimorkion e kamionit. Dy personat humbën jetën pothuajse menjëherë.

Shtetasit kosovarë janë identifikuar si Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli 21 vjeç. Ata po udhëtonin në një Volkswagen Golf me targa polake. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, nuk mund të bëhej asgjë për dy të rinjtë nga Mitrovica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts