Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arrin suksesin e radhës.
Ajo ka fituar medaljen e artë në “Paris Grand Slam 2026”, pasi mposhti spanjollen, Ariane Toro Soler nga Spanja. në kategorinë -52 kg.
Në rrugëtimin ajo mposhti Alicia Marques, Larissa Pimienta si dhe në gjysmëfinale mposhti francezen, Amandine Buchard.
Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, ndërsa medaljen e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, si dhe atë të bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025. Që nga viti 2017, Krasniqi vetëm një herë, ka dalë pa medalje nga kryeqyteti francez, në vitin 2022.
Traj eti Driton Kuka, ka shkruar:🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇🥇
Rrafsh 9 Copa të Arta!
Grand Slam Paris prapë flet Shqip!
“Ndjenjë e veçantë Parisi! Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena. Medaljet i fitojmě vet smundet kurkush me na i ndal. Kosova mbi të gjitha miq…, ka shkruar Kuka.