Qeveria e Kosovës ka shpallur masa emergjente për furnizimin me energji elektrike, të cilat do të jenë në fuqi për një periudhë prej 60 ditësh.
Vendimi është marrë më 16 nëntor dhe parasheh angazhimin e ndërmarrjes hidroekonomike Ibër-Lepenci për prodhimin e energjisë elektrike nga sistemi i Ujmanit, me qëllim të furnizimit të konsumatorëve që përfitojnë nga shërbimi universal.
Sipas vendimit, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) do të udhëzojë Ibër-Lepencin që të prodhojë energji sa herë që kushtet teknike e mundësojnë këtë, veçanërisht gjatë orëve të pikut, kur kërkesa për energji është më e lartë.
Ndërmarrja do të kompensohet për energjinë e prodhuar sipas çmimit referent të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Masat synojnë të ndihmojnë në menaxhimin e situatës së furnizimit me energji elektrike dhe në përmirësimin e sigurisë së sistemit gjatë periudhës së ardhshme.
Megjithatë, analiza e publikuar nga Nacionale më 22 nëntor thekson se vendimi nuk krijon kapacitete të reja prodhuese, por ndryshon mënyrën e përdorimit dhe orientimit të energjisë nga Ujmani.


Leave a Reply