Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka nisur me fitore paraqitjen në Ligën Regjionale, përkatësisht në U16 Regional Challenge Cup.
Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi 26:23 ndaj Bullgarisë.
U zhvillua ndeshje e fortë, por vajzat tona shfaqën më shumë në momentet vendimtare.
Natyra Arifi ishte më efikasja te Kosova me gjashtë gola. Pesë i shënoi Jusra Begu e katër Samanda Konjuhaj.
Me plot 12 pritje u dallua portierja Melisa Sefa. Ndër të tjera ajo ndali edhe katër penallti.
Të premten prej orës 13:00 është ndeshja mes Rumanisë dhe Bullgarisë.
Ndërkohë të shtunën prej orës 10:00 është ndeshja Kosovë – Rumani.


Leave a Reply