, ,

Mbahet Forumi Ekonomik Anamorava

Biznese nga Gjilani, Kamenica, Vitia e komuna tjera nga Anamorava dhe përfaqësues nga qeveria, komunat dhe ambasadat janë mbledhur në Anamorava Economic Forum në Vali Ranch Resort & Congress Center në Gjilan.

Kjo është një platformë për investime, partneritete dhe zhvillim ekonomik, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari Lulëzim Rafuna, tha se është koha për ta kthyer potencialin në mundësi konkrete.

Rajoni i Anamoravës po ofron mundësi të reja për zhvillim ekonomik, investime dhe bashkëpunim. Për t’i sjellë këto mundësi më afër biznesit dhe investitorëve, Anamorava Economic Forum po afron.

Forumi u organizua me mbështetjen e Caritas Zvicër dhe në bashkëorganizim me Universitetin “Kadri Zeka”, duke bashkuar në një platformë të vetme institucionet, akademinë, biznesin, investitorët dhe diasporën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *