,

FSK e artë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Ekipi i FSK-së në kuadër të aktiviteteve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, ishte pjesë në garën “Cambrian Patrol” të organizuar nga Ushtria Britaneze.

Në këtë garë ekipi i FSK-së arriti të dekorohet me medaljen e artë në mesin e 35 ekipeve ndërkombëtare dhe Mbretërise së Bashkuar me 120 ekipe pjesëmarrëse.

Forca e Sigurisë së Kosovës tash e sa vite me radhë është pjesë e kësaj gare, një ndër garat më sfiduese në botë, ku ekipet pjesëmarrëse nga FSK me profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar arrijnë të kthehen me medalje.

Këtë vit ekipi pjesëmarrës i FSK-së ishte nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët me profesionalizmin dhe pergatitjen e treguar arritën të marrin medaljen e artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *