E rëndë në Kosovë, i vuri flakën krevatit ku flinte motra, e reja humb jetën në spital! Vëllai sulmoi dhe nënën

auto policia e kosoves1773742585

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Poterq të Klinës, në Kosovë, ku një e re ka humbur jetën në spital, disa orë pasi ishte plagosur rëndë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vëllai i saj i ka vënë flakën krevatit ku ajo ndodhej duke fjetur.

Pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar edhe nënën e tij me një mjet të fortë. Si vajza, ashtu edhe nëna e saj kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Fillimisht, të dyja janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes së rënduar dhe natyrës së plagëve, ato më pas janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikike, ai është sistemuar në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po mbahet nën kujdesin e personelit mjekësor dhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Më 7 shtator, Policia e Kosovës njoftoi se ishte informuar nga ekipi mjekësor për vdekjen e të resë, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga zjarri.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe motivet e saj mbeten ende nën hetim.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts