Nis edicioni i tretë i KU-Fest në Kumanovë

Screenshot 20260901 120635 Facebook

Ka nis edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik i Teatrit KU-Fest në Shtëpinë e Kulturës në
Kumanovë.

Hapja e festivalit u bë me  shfaqjen  “Rinoqerontët”, me regji të Vasil Vasilev nga Teatri Shqiptar Shkup.

Mbrëmja u  përmbyll me muzikë nga Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër.

Derisa sonte, më 1 shtator, festivali vazhdon me shfaqjen „Vetmi në perëndim“ të Martin McDonagh, në produksion të S.H.E. Kulturës – Abdulla Krashnica dhe Teatrit të Qytetit – Preshevë, me regji të Afeida Boriqit.

Edhe përgjatë pesë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë  shfaqje teatrale nga katër shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria dhe Serbia.

Festivali synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët e skenës, shkëmbimin kulturor dhe promovimin e teatrit bashkëkohor në rajon.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts