Opozita kritikon shtyrjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK kritikojnë Albin Kurtin

850x600 kuvendi 2 2048x1360 11773050846

Opozita ka kritikuar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po zvarrit formimin e institucioneve dhe po e lë vendin në vakum institucional. Bedri Hamza, Besnik Tahiri dhe Armend Zemaj kërkuan funksionalizimin sa më të shpejtë të Kuvendit, ndërsa fajësuan Albin Kurtin për mungesë konsultimesh dhe vonesa në arritjen e një marrëveshjeje politike.

Ndërprerja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar reagime të ashpra nga partitë opozitare, të cilat e kanë kritikuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar të papërgjegjshme këtë kërkesë, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve, po tregon mungesë serioziteti në raport me procesin e konstituimit të institucioneve.

Kritika ndaj këtij zhvillimi pati edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili deklaroi se moskonstituimi i Kuvendit është i dëmshëm për vendin. Tahiri tha se qytetarët presin institucione funksionale, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nisjen e punës së legjislaturës së re.

Ndërkohë, deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se LDK-ja nuk ishte njoftuar paraprakisht për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrjen e seancës. Ai kritikoi veprimet e Kurtit, duke deklaruar se partia e tij nuk është pjesë e ndonjë skenari politik dhe se procesi duhej të ishte zhvilluar përmes konsultimeve të rregullta.

Reagimet e opozitës vijnë pasi seanca konstituive u ndërpre pa u propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit, me arsyetimin e nevojës për më shumë kohë për bisedime politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera për formimin e institucioneve të reja.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts