PRISHTINA MIRËPRET CEV VOLLEYBALL EUROPEAN LEAGUE 2026!

FB IMG 1781872952718

Fundjava e volejbollit evropian vjen në zemër të Kosovës!

Nga 19 deri më 21 qershor, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë nikoqir i ndeshjeve të CEV Volleyball European League 2026, ku Kombëtaret e Kosovës në konkurrencën e femrave dhe meshkujve do të kërkojnë rezultate të rëndësishme para publikut vendas.

ORARI I NDESHJEVE

19 Qershor
🏐 17:00 | Femrat: Mali i Zi – Kosova
🏐 20:00 | Meshkujt: Maqedonia e Veriut – Kosova.

20 Qershor
🏐 17:00 | Femrat: Hungaria – Mali i Zi
🏐 20:00 | Meshkujt: Izraeli – Maqedonia e Veriut.

21 Qershor
🏐 17:00 | Femrat: Kosova – Hungaria
🏐 20:00 | Meshkujt: Kosova – Izraeli

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
HYRJA ËSHTË FALAS!

Tani është momenti që tribunat të mbushen me ngjyrat bardhekaltër.

Le t’i japim forcë vajzave e djemve tanë, duke krijuar atmosferën që e meriton volejbolli kosovar dhe duke treguar edhe një herë se Kosova di të jetë nikoqire e fantastike e sportit evropian.

Ejani, brohorisni dhe bëhuni lojtari i shtatë i Kombëtares.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts