Klubi I Futbollit nga Ulqini Otrant – Olympic rikthehet në elitë e futbollit malazez

FB IMG 1779347205426

Në derbin e javës të Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll, skuadara shqiptare Otrant – Olympic mposhti Grbaljin me rezultat 4:2 dhe një javë para fundit siguroi rikthimin në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Otranti e siguroi në mënyrën më të bukur rikthimin në elitën e futbollit malazez – me një fitore bindëse në derbin e sezonit të Ligës së Dytë.

Në duel mes Milija Savoviqit dhe Ivan Brnoviqit – ish-trajnerëve të dy klubeve më të mëdha malazeze, Sutjeskës dhe Buduçnostit, skuadra nga Ulqini mposhti Grbaljin e vendit të dytë me rezultat 4:2 dhe një javë para fundit i dha fund çdo dileme rreth skuadrës që siguron promovimin direkt në rangun më të lartë.

Ndeshja pranë Plazhit të Madh nisi vrullshëm që në fillim, pasi deri në minutën e gjashtë u shënuan plot tre gola, dy prej të cilëve në portën e vendasve. Grbalji kaloi në epërsi 1:2 falë golave të Gjuriçiqit (1’) dhe Stanisaviqit (6’), ndërsa për Otrantin realizoi Rexhoviq (5’).

Megjithatë, shumë shpejt u bë e qartë se cila skuadër ka luajtur futbollin më të mirë këtë sezon në Ligën e Dytë, Vujaçiq në minutën e 15-të, autogoli i Krivokapiqit në minutën e 61-të dhe Rudoviqi në minutën e 69-të vendosën fatin e takimit. Festë në Ulqin.

Otranti është anëtari më i ri i Ligës së Parë, ndërsa për Grbaljin dhe Iskrën mbetet edhe një mundësi – barazhi kundër skuadrave të renditura në vendin e tetë dhe të nëntë të elitës.

Nga liga ka rënë Internacionali Igallo do të luajë në barazh, ndërsa Rudari, Llovçeni dhe Podgorica do të përpiqen në javën e fundit të shmangin plejautin me skuadrat e ligave të treta.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });