Prefekti i Tiranës dhe kryetari i AKB-së, kërkojnë eliminimin e barrierave ekonomike

Messenger creation EFE4B9E7 6B5D 4C10 87A2 01B4B6139B09

Në Aleancën Kosovare të Bizneseve ka qëndruar prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ku me kryetarin Agim Shahinin dhe përfaqësues të bizneseve kanë biseduar lidhur me eliminimin e barrierave ekonomike.

Kryetari i AKB-së, theksoi se bashkëpunimi dhe rritja e investimeve ka rëndësi shumë të madhe për dy vendet.

Ai kërkoi nga institucionet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri për heqjen e barrierave për biznesit andej e këndej kufirit.

“Raportet ekonomike mes bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira, ato vëllazërore edhe më të mira, por ato ndërshtetërore duhet të avancohen më shumë”, tha Shahini.

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, tha se të gjithë duhet të ndihmojnë sadopak, duke qenë të bindur se prodhimi cilësor në çdo fushë të veprimtarisë ekonomike dhe sipërmarrjes në territoret tona i shërben zhvillimit të ekonomive dhe prosperitetit të shteteve të ndara, territoreve të ndara shqiptare, por edhe kombit në tërësi.

“Dera ime do të jetë e hapur pë bizneset të cilat hasin në barriera për eliminimin e tyre, në mënyrë që sipërmarrësit shqiptar mos të përballen me byrokraci e pritje të kota”, tha prefekti Hajdari.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });