Jusaj: Roli i diasporës shqiptare êshtë historik në çdo etapë të shtetndërtimit

FB IMG 1779093991616


Në një nga takimet më të mëdha ekonomike shqiptare të organizuara nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare., ka folur edhe filantropi dhe biznesmeni i njohur Shkëlzen Jusaj, kryetar i degëve të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare dhe i organizatës KGS për Kosovë dhe Gjermani.

Jusaj vlerësoi lart rolin historik të diasporës shqiptare në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës.

“Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, jo vetëm në periudhat më të vështira, por edhe në proceset e zhvillimit, rimëkëmbjes dhe forcimit ekonomik të vendit. Kontributi i mërgatës nuk ka qenë vetëm financiar, por edhe moral, profesional dhe strategjik, duke ndihmuar Kosovën të ecë përpara në momente vendimtare”, tha kryetar i degëve të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare dhe i organizatës KGS për Kosovë dhe Gjermani.

Sipas tij përkundër sfidave të shumta me të cilat janë përballur ndër vite, bizneset kosovare nuk janë dorëzuar asnjëherë. Përkundrazi, ato kanë treguar qëndrueshmëri, guxim dhe vizion, duke krijuar vende pune, duke mbështetur familje dhe duke ndërtuar gradualisht një ekonomi më të qëndrueshme për vendin. Biznesmeni Jusaj u bëri thirrje bizneseve shqiptare në diasporë që të investojnë sa më shumë në Kosovë dhe ta shohin vendin si hapësirë reale për zhvillim, partneritet dhe mundësi të reja ekonomike.

“Apeloi po ashtu që të rritet bashkëpunimi ndërmjet bizneseve të diasporës dhe prodhuesve vendorë, në mënyrë që produktet kosovare të depërtojnë më fuqishëm në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Shkëlzen Jusaj.

KryetarI i degëve të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare dhe i organizatës KGS për Kosovë dhe Gjermani, shtoi se lidhja mes kapitalit të diasporës, përvojës ndërkombëtare dhe potencialit vendor është një mundësi e madhe për Kosovën.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë, investimeve të qëndrueshme dhe përkrahjes së prodhimit vendor mund të forcohet edhe më shumë ekonomia e Kosovës dhe të krijohen perspektiva më të mira për gjeneratat e reja”, tha kryetari Shkëlzen Jusaj.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });