Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vushtrri

auto arrested man handcuffs handcuffed hands 1071427923 ad85041775382823

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });