Xhensila Myrtezaj shfaqet më provokuese se kurrë në postimin e fundit
Xhensila Myrtezaj ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një set fotografik super glamuroz që po bën xhiron e rrjetit. E veshur me një kostum të kuq, me stil futuristik dhe plot shkëlqim, këngëtarja shqiptare u shfaq tejet elegante dhe sensuale në pozat e fundit të publikuara në Instagram.

Me skenografi moderne, drita neon dhe poza që nxjerrin në pah linjat e saj perfekte, Xhensila duket se ka “ndezur” komentet e fansave, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për look-un e saj të guximshëm.

“Yll”, “Ikonë”, “Po dukesh WOW” — ishin vetëm disa nga komentet që vërshuan menjëherë pas publikimit të fotove.

Artistja vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, ndërsa çdo paraqitje e saj arrin të marrë vëmendje maksimale në rrjetet sociale.

